Greqi, riformatohet kabineti qeveritar i Tsiprasit

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Rreth një vit e dy muaj pas fitores së tij të dytë brenda vitit 2015, kryeministri grek Alexis Tsipras kryen riformatimin e parë të kabinetit të tij qeveritar.

Skema e re përmban ndryshime strukturore, pasi janë krijuar ministri të reja, të cilat së bashku me ato ekzistuese e çojnë në 20 numrin e portofoleve të ministrave në kabinetin e ri, tepër i madh sipas komenteve të para, pasi përbëhet nga 49 vetë gjithsej, bashkë me zv.ministrat, 3 më tepër sesa kabineti i mëparshëm qeveritar.

Gjashtë poste ka mbajtur në qeverinë e re partia e djathtë aleate në qeveri, ajo e “Grekëve të Pavarur”.

Gjithsesi, vihet re se Tsipras ka ruajtur të paprekura disa prej posteve kyçe, si atë të zv.kryeministrit Janis Dragasakis, ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, atij të Mbrojtjes Panos Kamenos, si dhe atë të ministrit të Financave, Euclid Tsakalotos, që konsiderohet i rëndësishëm për shkak të negociatave të tij me huadhënësit për programin e ndihmës së Greqisë.

Por gjithashtu, ai ka përfshirë në skemën e re qeveritare edhe ish-ministrin e Shtetit, Nikos Papas, në Ministrinë e re të Politikës Dixhitale, e cila përfshin të gjithë sektorin e mediave. Betimi i qeverisë së re do të kryehet mesditën e së shtunës para Presidentit grek Prokopis Pavlopoulos.

Ndryshimet, kryeministri Alexis Tsipras duket se i ka bërë me synimin për të përshpejtuar konkluzionet e rishikimit kyç mbi programin e ndihmave të shpëtimit, si dhe për të rritur popullaritetin e qeverisë së tij. Greqia kërkon të përfundojë me sukses rishikimin ndaj reformës së punës dhe çështjeve fiskale, për t’u kualifikuar kështu për më shumë lehtësime borxhi dhe për t’u përfshirë në programin e blerjes së bonove nga Banka Qendrore Europiane. Kjo do ta ndihmonte vendin të risiguronte aksesin në tregjet e bonove brenda vitit 2018, atëherë kur skadon edhe programi aktual i shpëtimit.

Tsipras është zgjedhur kryeministër për herë të parë në janar të vitit 2015, duke premtuar t’i jepte fund masave shtrënguese, por e përmbysi kursin e tji 6 muaj më vonë kur nënshkroi për ndihmën e re të shpëtimit, programin e tretë për Greqinë që kur nisi kriza financiare në vitin 2010. Ai u rizgjodh në shtator të vitit të kaluar, por popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm me kalimin e muajve, ndërsa partia e tij “Syriza” duket se radhitet pas “Demokracisë së Re” në sondazhet e fundit, në rast zgjedhjesh të parakohshme.

Ja kabineti i ri:

Kryeministri: Alexis Tsipras
Zv.kryeministri: Janis Dragasakis

Ministria e Brendshme: Panagiotis Skourletis
Ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes së Qytetarëve: Nikolaos Toskas
Ministre e Maqedonisë dhe Thrakës: Maria Kolias Tsarouha
Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit: Dhimitris Papadimitriou
Ministria e Politikës Dixhitale, Telekomunikacionit dhe Informacionit: Nikos Pappas
Ministria e Mbrojtjes: Panagiotis Kamenos
Ministria e Arsimit, Hulumtimit dhe Besimit Fetar: Konstantinos Gavroglou
Ministri i Shtetit për Hulumtim: Konstantinos Fotakis
Ministria e Sigurisë Sociale dhe Mirëqenies: Efi Ahtsioglou
Ministre plotesuese për Luften ndaj Papunesise: Ourania Andonopoulou
Ministre plotesuese për Solidaritetin Social: Theano Fotiou
Ministri i Shtetit për Çështjet e Sigurimeve Shoqërore: Anastasios Petropoulos
Ministria e Jashtme: Nikos Kotzias
Ministri plotesues për Çështjet Europiane: Jorgos Katrougalos
Sekretari i Shtetit për grekët homogjene: Terrence Spencer Kouik
Ministria e Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtave të Njeriut: Stavros Kontonis
Ministria e Financave: Euclid Tsakalotos
Ministria e Shëndetësisë: Andreas Ksanthos
Ministria e Ristrukturimit Administrativ: Olga Gerovasili
Ministria e Kulturës dhe Sportit: Lydia Koniordou
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Jorgos Stathakis
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit: Christos Spirtzis
Ministria e Politikave të Emigracionit: Janis Mouzalas
Ministria e Marines Detare dhe e Politikes per Ishujt: Panagiotis Kourouplis
Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit: Evangjelos Apostolou
Ministria e Turizmit: Elena Kountouras
Ministri i Shtetit: Aleksandrops  Flabourari
Ministri i Shtetit: Christofor  Vernardakis
Zëvendësminister prane kryeministrit: Dhimitrios Liakos
Ministri i Shtetit dhe zëdhënësi i qeverisë: Dhimitrios Tzanakopoulos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme