Greqia mbyll pikat kufitare prej dy ditësh, ja sa qytetarë kanë hyrë dhe dalë nga Kapshtica

Që prej ditës së djeshme të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë kanë pezulluar punën për shkak të grevës nga sindikata e Doganave greke.

Gjatë ditës së djeshme lëvizjet e këmbësorëve në Kapshticë kanë qenë shumë të pakta sidomos në dalje të Greqisë ku përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 307 shtetas.

Një numër pak më i lartë është regjistruar në hyrje, ku përgjatë 24 orëve të fundit janë futur drejt vendit tonë 600 shtetas. Sipas policisë, kryesisht arsyet e udhëtimit të tyre kanë qenë kryesisht urgjencat shëndetësore.

Bllokimi do të vijojë deri ditën e nesërme, ndërsa përgjatë këtyre dy ditëve nuk është lejuar qarkullimi i të gjitha automjeteve./News24

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme