Greqia i ka dalë në krah Serbisë duke vendosur kundër Kosovës në UNESCO lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
“Në këtë kuptim jemi të interesuar për bashkëpunim në nivel ekspertësh në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e saj”, ka thënë për “Politika”, ministrja greke Lidia Konjord, gjatë një vizite në Beograd.
“Të bashkuar jemi më të fortë e më të kulturuar”, citohet të ketë thënë ajo.
Ministrja Konjord, shtoi gjithashtu se ka biseduar me homologun e saj, Vlladan Vukosavlevic lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore. /albeu.com/