
LEXO EDHE:
Greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim sepse nuk kemi asnjë premtim konkret se rritja e pagave do të jetë në masën e disa përqindjeve. Negociatat do të vazhdojnë dhe ne jemi të gatshëm që të takohemi në çdo kohë kur të kërkohet, tha kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedelkov pas takimit të sotëm me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
“Të gjithë jemi në disponim që ta ndërpresim grevën dhe të fillojmë mësimin, por sigurisht që anëtarësia duhet të vendosë dhe do të vendosë vetëm në bazë të një propozimi konkret që do të pranohej nga shumica e anëtarëve”, tha Nedelkov, duke shtuar se këto janë bisedime, negociata dhe shumë do të varen se si do të përfundojnë sa i përket rritjes së pagave.



