Grida Duma i kërkoi distancimin nga Lulzim Basha, reagon Alibeaj: Jam rritur i persekutuar, nuk i kthej kurrizin

Deputeti i PD,Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kërkesës së bërë nga deputetja Grida Duma për distancimin e tij nga ish kryedemokrati Lulzim Basha.

Alibeaj theksoi se nuk do i kthente shpinën Bashës dhe se ish kryedemokrati nuk kishte më impakt mbi grupin e deputetëve.

“Unë jam rritur i persekutuar dhe e di çfarë do të thotë ti kthesh kurrizin tjetrit. Unë nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashës. Ne kemi bërë opozitë. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi ynë. Ai ka dhënë dorëheqjen”, është shprehur Alibeaj./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme