Grida Duma: Marr zotim kur dëgjoj qytetarët të thonë “ Ne shpresat i kemi vetëm te Ju!”

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma ka thënë se edhe ndihmat pushteti lokal dhe qëndror i ndan aty ku ka interes politik e jo te njerëzit që vërtetë kanë nevojë.

Permes një shkrimi në facebook, Duma ka thënë se Bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar, shkruan arbresh.info.

Ajo tutje ka thënë se i dëgjon qytetarët me përkushtimin maksimal, ndërsa e merr zotimin kur i dëgjon duke thënë se shpresat i kanë vetëm tek Partia Demokratike.

Postimi i plotë:

Edhe ndihmat pushteti lokal dhe qëndror i ndan aty ku ka interes politik e jo te njerëzit që vërtetë kanë nevojë!
Bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar!
Mashtrojnë vetëm me qëllim të marrin taksat e qytetarëve që me shumë mund mbijetojnë!
Dëgjoj me përkushtim maksimal e marr zotim kur dëgjoj qytetarët të thonë “ Ne shpresat i kemi vetëm te Ju!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme