Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka thënë që ka marrë oferta nga Arabia Saudite por i ka refuzuar.
Një nga arsyet më të forta se pse ka mbetur është pikërisht rekordi i golashënuesit më të mirë në histori të Atleticos, të cilin është afër ta thyejë.
“Kishte telefonata dhe kontakt, por isha i fokusuar në klubin tim, jam 15 gola larg rekordit për golashënuesin më të mirë të së gjithë kohërave të klubit”, ka thënë Griezmanni.
“Është ashtu siç i thashë motrës sime: Nuk po lëviz, po qëndroj këtu”, ka thënë Griezmann.