Sot është konfirmuar gripi i shpendëve tek pelikanët në zonën e Prespës. Mësohet se analizat kanë konfirmuar se çifti i pelikanëve që u gjetën të ngordhur disa ditë më parë në Prespë të Vogël kanë qenë të prekur nga gripi i shpendëve.
Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin tonë.



