Gripi rrit ndjeshëm rrezikun për krizë kardiake te të moshuarit

Personat e moshuar që vuajnë nga gripi mund të rrezikojnë një krizë kardiake në gjashtë javët e para të infeksionit, sipas një studimi të publikuar dje dhe që rrit nevojën për të shtrirë gjerësisht vaksinimin.

“Ky rrezik për infarkt është më i lartë tek personat e moshuar”, nënvizojnë autorët e studimit të publikuar në “New England Journal of Medicine”(NEJM).

Këta të fundit konfirmojnë studimet e mëparshme që tregojnë një lidhje mes gripit, krizës kardiake dhe vdekshmërisë në rritje.

“Këto rezultate janë të rëndësishme sepse konfirmojnë ekzistencën e një lidhjeje mes gripit dhe infarktit miokardiak dhe rrit rëndësinë e vaksinimit”, nënvizon Jeff Kwong, në studiues në Institutin e Shkencave klinike dhe Shëndetin Publik të Ontarios në Kanada.

Studimi bazohet në rreth 20 000 raste të gripit të konfirmuara nga laboratoret në Ontario në vitet 2009-2014.

Mes këtyre pacientëve, 332 janë shtruar në spital pas një krize kardiake në vitin që pasoi një infektim nga virusi i gripit.

Rreziku kardiak duket se ka qenë më i madh në shtatë ditët e para të gripit kryesisht tek personat e moshuar të infektuar nga një virus gripal i tipit B, si dhe ato që kanë pësuar një infarkt më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme