Gruaja e dyshuar për spiunazh u arrestua dje në Jarinje, policia jep detaje

Një grua është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dje në pikën kufitare të Jarinjës.

Policia e Kosovës njoftoi se ajo është shtetase kosovare dhe se është dërguar në mbajtje.

“PKK, Jarinje 28.02.2025-17:30. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazh’, është arrestuar e dyshuara femër kosovare. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Për këtë rast dje ka njoftuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila bëri të ditur se janë kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera materiale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme