Gruaja e kryeministrit – Buzhalës: Kena me t’falë diçka ndoshta ndalesh

Disa kritika të Berat Buzhalës për faljen e borxheve për kompanitë e ujit dhe dhënia e rreth 60 milionë eurove nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka bërë që të reagojë edhe gruaja e të parit të Qeverisë.

Anita Haradinaj ka sulmuar në një formë kritikat e Buzhalës, duke ironizuar se do t’i lutet kryeministrit ‘për t’i falë edhe atij diçka’, pasi siç thotë moderatorja, Berat Buzhala ‘është dhezë diçka’

Por, ky nuk ishte sulmi i vetëm nga bashkëshortja e Haradinajt. Ditë më parë ajo ofendoi gazetarët duke iu thënë se ‘janë bërë si gazetarë të mediave serbe’. Për këtë, ajo u bë pishman vetëm pak kohë më pas, pasi shumë gazetarë e cilësuan këtë si sulm ndaj gazetarëve.

Ndryshe, Berat Buzhala kishte përkrahur në zgjedhje Ramush Hardinajn për kryeministër me një editorial, por ai tha sonte se kjo nuk nënkupton që të mos e kritikojë punën e tij më pas. Buzhala muajve të fundit ka kritikuar ashpër kryeministrin, sidomos në dy temat e mëdha si Demarkacioni dhe tentimi për rrëzimin e Gjykatës Speciale, për të cilën gjë ai nisi një peticion ku mblodhi gati 15 mijë nënshkrime për një ditë./gazetametro.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme