Gruaja e policit të vrarë flet për kërcënimet para vrasjes

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

Ilmije Gashi, bashkëshortja e rreshterit të vrarë policor Shemsi Gashi, ka dëshmuar në gjykimin në të cilën tetë persona janë në bankën e të akuzuarve.

Eprori policor i krimeve ekonomike Shemsi Gashi ishte vrarë më 25 mars të vitit të kaluar në lagjen “Mati” të Prishtinës.

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

Vesel Gjinovci, njëri nga të akuzuarit në një nga seancat e kaluara e ka pranuar fajësinë për këtë vrasje si  dhe për armëmbajtje pa leje.

Ilmije Gashi sot ka dëshmuar në këtë gjykim, Gashi tregoi se  para vrasjes së bashkëshortit të saj është sulmuar shtëpia e tyre por këtë nuk e kishin lajmruar  nën polici.

“Një vit e një muaj apo dy muaj është gjuajtur para se me vra Shemin, kemi qenë në shtëpi, ka qenë ora 10 e gjysmë 11 e natës. Nuk e kemi lajmëruar policinë”, tha Gashi.

E dëmtuara gjatë dëshmisë së saj tha se rreshteri Shemsi Gashi kishte pranuar kërcënime nga Ramë Gashi.

“Unë çdo herë kur Ramë Gashi i ka dërguar kërcënimet për Shemin, unë çdo herë kam dyshuar te ta, ato kërcënime kanë ardhur përmes djalit të axhës së Shemit”, tha Gashi.

Ilmije Gashi tha se bashkëshorti i saj i kishte thënë se Ramë Gashi ka thënë se nuk do t’ia lë pronën Shemsiut dhe se bashkëshorti i saj duhet të tërhiqet.

“Paska qenë Ramë Gashi te Ali Gashi edhe i paska thënë Ali Gashit që unë nuk ia lë atë pronë Shemit kurrë. Ose le të tërhiqet ose ja unë ja ai, kështu më ka thënë Shemi”, tha Gashi.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën për vrasjen e rreshterit Gashi, ndërsa sipas saj prokuroria dyshon se vrasja e tij është planifikuar në Brezovicë.

Sipas aktakuzës, për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro. / Kallxo.com