Cherie Blair, gruaja e ish kryeministrit britanik, Tony Blair, sot ishte pjesëmarrëse në promovimin e librit biografik librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.
Duke komentuar librin, ajo ka thënë se bashkë me burrin e saj Tony Blair kanë një lidhje shumë emocionale me historinë e Kosovës.
“Kam qenë shumë me fat që mora një ekzemplar të hershëm të librit. Dhe më duhet t’ju them se bëhet fjalë për një rrëfim mahnitës. Por, më e rëndësishmja, është bërë një hulumtim i thukët nga gazetarët shumë të njohur këtu në Britani të Madhe, pra nga gazeta shumë e respektuar ‘The Times’”, ka thënë ajo.
Blair ka theksuar se shpeshherë njerëzit janë duke harruar atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Sipas saj, ngjarjet në Kosovë ndodhën në fillet e karrierës së burrit të saj.
“Më kujtohet kur ai vizitoi refugjatët, të cilët iknin për të shpëtuar nga ajo që ndodhi atje”, ka thënë ajo.
Krahas Cherie Blair, në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë edhe ministri për zhvillim ndërkombëtar, Lord Michael Bates, ish sekretari i NATO-s, Lord Georg Robertson, historiani, Sir Noel Malcolm shumë deputetë, akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë.