Gruaja i vdiq duke nxjerrë të tjerët nga xhamia, burri fal sulmuesin në Zelandën e Re

Një burë me aftësi të kufizuara, gruaja e të cilit u qëllua për vdekje teksa po nxirrte jashtë gratë dhe fëmijët jashtë xhamisë gjatë sulmit në Christochurch, e ka falur personin e armatosur.

Farid Ahmed, i cili me karrocë shkonte në xhami, tregoi se pavarësisht gjithë atij krimi që shkaktoi Brenton Tarrant, 28 vjeç, ai nuk mund ta urrejë atë.

“Unë u pyeta se si ndihem ndaj personit që ma vrau gruan? Dhe i thashë se unë nuk e urrej atë person, sepse ai është njeri, konsiderohet si vëllai im”, ka thënë ai.

“Ndoshta ai u lëndua diçka, ndoshta diçka shumë e rëndë ndodhi në jetën e tij… por në fund të fundit pavarësisht ai konsiderohet vëllai i imi. Unë e kam falur atë dhe jam i sigurt se nëse gruaja ime do të ishte gjallë, do të kishte bërë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Gruaja et ij, Husna Ahmed, 44 vjeçe, kishte tentuar të kërkonte ndihmë në mënyrë që ta nxirrnin edhe atë jashtë përmes një dere anësore, përderisa Tarrant po i mbulonte me breshëri plumbash.

Pas suksesit të shpëtimit të gjithë atyre personave që ajo arriti t’u ndihmonte, ajo u kthye për të ndihmuar burrin e saj. Pasi u kthye brenda, ajo u godit nga prapa dhe vdiq menjëherë. Pasi ishte nxjerrë jashtë, Ahmet kishte tentuar që të afrohej përsëri për t’i ndihmuar të tjerët, por që nuk arriti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme