Gruaja kosovare më me fat në botë: I shpëton goditjes nga kamioni për 1 sekond

Para pak oresh një aksident në kryeqytetin kosovar shokoi të gjithë, pasi një kamionit iu shkëputën frenat.


Për fat, vetëm 3 persona morën lëndime dhe janë jashtë rrezikut, mirëpo aksidenti në dukje ishte i tmerrshëm, shkruan Reporteri.net.

Në këtë ngjarje shihet edhe një moment drithërues, ku një grua e moshuar shpëton për 1 sekond nga godita e kamionit.

Gruaja hedh hapin dhe, për fat, shikon në anën e djathtë ku edhe vëren kamionin. Me shpejtësi shmanget dhe i shpëton më të keqes.

Siç shihet në pamjet e publikuara, kamioni shkaktoi mjaft rrezik, por nga mënyra dhe vendi ku humbi frenat, ka mundur shumë lehtë të shkaktojë viktima.

Sidoqoftë, kompania Pastrimi kanë reaguar për këtë rasht, duke thënë se shoferi nuk ka faj, ndërkohë që kryetari Shpend Ahmeti ka kërkuar që të zbardhen rrethanat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme