Gruaja në Fushë Kosovë e bën për spital burrin, e rrahu me kabllo

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e Kosovës. Aty bashkëshortja raportohet se ka rrahur burrin e saj me kabllo.

Deri te kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes çiftit.

I njëjti thuhet se ka marrë trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, derisa, sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme