Gruaja që u plagos me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, gjatë ditës së djeshme në Deçan, ka humbur njërën veshkë si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar
Skender Dreshaj nga spitali i Pejës ka thënë për Insajderin se pacientja, i është nënshtruar një operacioni me c`rast është dashur t`i hiqet veshka.
“Ne pas orës 1 e kemi pranuar pacienten, viti i lindjes të së cilës është 1975 në gjendje të rëndë, ajo menjëherë i është nënshtruar operacionit pasi që ka pasur lëndime të shumta. Është dashur t`i hiqet veshka shkaku i lëndimeve”, tha Dreshaj për Insajderi.
Sipas Dreshajt momentalisht gjendja e pacientes është stabile dhe se ajo është duke e vazhduar trajtimin mjekësor në këtë spital.
Policia njoftoi sot se i dyshuari është arrestuar për tentim vrasje porse arsyet e plagosjes deri më tani janë të panjohura.
Lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.