Dhuna në familjet shqiptare është një nga fenomenet më të dhimbshme dhe më të shpeshta që prek një pjesë të madhe të shoqërisë.
Por ndërsa jemi mësuar që të dëgjojmë historitë e grave të dhunuara, një rast tjetër raportohet nga Kombinati, Tiranë.
Një grua ka dhunuar bashkëshortin e saj, sipas denoncuesit që ka dërguar videon tek JOQ.
Në videon e dërguar shihet gruaja teksa e qëllon me çadër ndërsa ai përpiqet t’ia marrë dhe ta ndalojë.
“Ik zhduku, edhe ke fytyrë të më dalësh para. Ik në shtëpi qen.”. –dëgjohet ajo.
Nuk dihet arsyeja përse gruaja është nevrikosur kaq shumë sa për ta qëlluar burrin e saj në mes të rrugës, pa iu bërë vonë për njerëzit që kalonin në trotuar. Në fund ai i kthehet duke e mbajtur për xhakete ndërsa gruaja largohet duke e pështyrë në fytyrë.
<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1128503″ frameborder=”0″ allowfullscreen src=”http://e.abingmedia.com/v/4/1128503.html”></iframe> <script src=”http://e.abingmedia.com/am__loadplayer_v2.js”>{“videoid”: “1128503”, “sid”:”4″}</script>