Artan Grubi
Dhuna e vazhdueshme verbale në Shkup rezultoi me linçim të egër masiv të transmetuar drejtëpërdrejt në TV me 27 prill në Kuvend.
Urrejtja permanente në rrjetet sociale, kërcënimet e njëpasnjëshme dhe frymëzimi i masës për dhunë s’ka se si të përfundon ndryshe përveç se në bastardim shoqëror dhe sulm tragjik e barbar si ai i mbrëmshmi ndaj Arbana Xharra
Vrasjet, rrahjet, fyerjet që ndodhin para syve tona flasin zëshëm për gjendjen alarmuese me të cilën po përballet shoqëria jonë.
Çdo ditë e më pak edukatë, çdo ditë e më pak të arsimuar (përskaj plot të diplomuarve), me rritje enorme të alfabetëve funksional, me mohim të fakteve, shkencës, ligjeve, me shpifje, urrejtje, paragjykime, vendosje të standardeve të ulëta me tentativa kokëforte që e gjithë kjo të bëhet standard i pranueshëm shoqëror sepse vetëm në këtë nënmesatarësi funksionojnë injorantët, intrigantët, analfabetet, mashtruesit.
Rrjetet sociale nuk e kane shkaktuar këtë degjenerimin shoqëror, por vetëm se e dokumentojnë dhe e shpërfaqin atë botërisht.
Ka plot që i gëzohen rrahjes së Arbanës, Selës. Ka plot që shkruajn, nxisin dhe shprehin dëshpërimin se pse s’janë rrahur Artani, Xhevati apo ndonjë tjetër nga 61 deputetët të shumicës që s’kanë shenja dhune. Kishte plot që i gëzoheshin deri në ekzaltim kafshëror aksidentit gati se fatal të Ali Ahmetit.
A është kjo shoqëria që e duam?
Neveritshëm!



