Grubi në listën e zezë, Ageler: Askush nuk është mbi ligjin

Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti futen në listën e zezë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Grubi, ish zv. kryeministër nga radhët e BDI-së dhe gjykatësi Bexheti janë përfshirë në “korrupsion të konsiderueshëm” duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore kundër ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Në listë janë përfshirë edhe anëtarët e familjes së ngushtë. Pas këtij vendimi Grubi dhe Bexheti nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA. Në reagimin e saj ambasadorja amerikane Angela Ageler porositi se askush nuk është mbi ligjin.

“Futja e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të identifikojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm që minon institucionet demokratike dhe dëmton besimin e publikut. Askush nuk është mbi ligjin, dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin,” thuhet në reagimin e ambasadores Ageler. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme