Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Artan Grubi ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë në Shkup rreth çështjes së shqiptarëve të përfshirë në rastin “Monstra”.
“Përshëndes vendimin e drejtë dhe të duhur të Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit Monstra dhe për mbrojtje në liri. E vërteta dhe e drejta të ngadhënjejë”, ka shkruar ai në “Facebook”.