Zëvendëskryeministri Artan Grubi kërkon nga institucionet ligj zbatuese që shkeljet e konstatuara nga Anti-Korrupsioni ditë më parë se BDI ka shkelur Ligjin për financimin e partive politike në donacionin e pranuar nga kompania “Eurovia” ti ndjekin deri në fund. Grubi thotë se ligji duhet të zbatohet edhe në këtë rast si nga anti-korrupsioni ashtu edhe nga Prokuroria Publike dhe Enti për Revizion.
“Le të ndërmarrin hapa. Çdo institucion, anti-korrupsioni, prokuroria, gjykatat etj. Le të konstatojnë dhe veprojnë në përputhje me ligjin. Çfarë thotë ligji, ashtu le të veprojnë”, deklaroi Artan Grubi, zëvendëskryeministër. /Alsat.mk