Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka uruar pjesëtarët e bashkësisë rome me rastin e 8 Prilit (Dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Ai thotë se Maqedonia e çmon kontributin e bashkësisë rome në jetën kulturore, politike dhe ekonomike në vend. Sipas tij, Maqedonia është dhe do të mbetet vend që do ta mbështet bashkësinë rome, kulturën e tyre, gjuhën dhe përkatësinë politike.
“Përmirësimi i standardit ekonomik të qytetarëve, veçanërisht të bashkësisë rome, do të jetë prioritet i lartë i OBRM-DPUKM-së për të ardhmen. Vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet përparimi i statusit të shoqërisë rome në Maqedoni, që janë pjesë e pandashme e të kaluarës së saj. Ne çdo herë jemi mburrë me shoqërinë tonë multietnike dhe multikulturore, që kemi ndërtuar. Prej këtu, obligimi ynë është që këtë shoqëri dhe këtë model të jetës së përbashkët ta mbrojmë dhe ta ruajmë për brezat e ardhshëm. Të gjithë së bashku do t’i kundërvihemi atyre që tentojnë të shkelin mbi karakterin multietnik dhe unitar të shtetit, për shkak se rrezikon të ardhmen e vendit”, thuhet mes tjerash në urimin e Gruevskit./Telegrafi