Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot ia dha mandatin Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re, transmeton Tetova1.
Përndryshe Gruevski në takim erdhi me 25 minuta vonesë. Jo zyrtarisht nga burime brenda VMRO-DPMNE-së merret vesh se ka propozime që i dënuari për krime lufte, Johan Tarçullovski të jetë ministër në qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë./Tetova1/