Gruevski me 35 llogari bankare, nuk dihet saktësisht pasuria e tij

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka 35 llogari bankare. Kjo e dhënë ka dalur nga Prokuroria Publike Speciale, përcjell INA. Por asnjëherë nuk u bë e ditur se a janë verifikuar gjitha këto llogari dhe se sa shuma financiare janë të deponuara.

Specialja këto të dhëna i ka përdorur në aktakuzën e parashtruar kundër Gruevskit në rastin ‘Titanik’ dhe “Trajektorja”.

Sipas javores “Fokus”, ai në 20 llogari bankare ka të deponuara denarë që përfshijnë vlerën rreth 10 milionë denarë, ndërsa në 14 llogari bankare janë mjete devizore që kanë vlerë rreth 47 mijë euro. Por “Fokus” shkruan se ka edhe llogari tjera bankare që nuk jepet vlera e parave të deponuara.

Pas tij me më shumë llogari bankare është ish-zv/kryeministri Vlladimir Peshevski, edhe ate 27 llogari bankare.

“Sipas të dhënave të mbledhura në disa banka, është vërtetuar se i akuzuari V.P. në gjashtë banka të Maqedonisë posedon 27 llogari bankare nga ku 24 janë aktive në të cilat gjenden shuma të majme parash të cilat do të mund të përdoreshin për arratisje”, thuhet në aktakuzën ndaj Vlladimir Peshevskit. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme