Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk është antishqiptar, por se mediat e kanë krijuar një përceptim të tillë.
Risjellim faktet!
Ju kujtohet kur Shtëpia e Alfabetit në Manastir është vandalizuar dhe kurrë nuk e dënuat këtë akt?
“Është thyer dera e shtëpisë, ndërsa në të është ngjitur edhe një grafit ku shkruhej “Vdekje për shqiptarët”, kanë raportuar gjatë ditës së martë mediet shqiptare në Maqedoni. Ndonëse, ende nuk dihen autorët e këtij akti vandal, nuk ka pasur reagime as nga institucionet e Shqipërisë, as ato të Kosovës që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre, apo të kërkohet nga qeveria maqedonase zbardhja e rastit.