Gruevski pas dy javëve do të kthehet në Maqedoni!?

Pas dy viteve të plota si azilant në Hungari, Gruevski ka vendosur të kthehet në Shkup, pranë familjes së tij, kanë thënë burime partiake nga VMRO-DPMNE.

Pr momentin, as në Ministrinë e Drejtësisë e as në atë të Punëve të Brendshme nuk kanë ndonjë informacion për kthimin e Gruevskit. Mirëpo nga këto dy ministri, paralajmërojnë se në rast kthimi eventual, ai do të arrestohet që në kufi, përcjell Gazeta Lajm.

Mirëpo si duket në kufi do të organizohet pritje për Gruevskin, nga “shoqatat patriotike vendore”, kështu që arrestimi eventual i Gruevskit mund të jetë problematik, e ndoshta mund të përcillet edhe me incidente. “Ky edhe mund të jetë qëllimi i kthimit të tij”, kanë thënë të njëjtat burime.

Gruevski gjoja ka marë garanci se amnistia e ish presidentit Ivanov do të pranohet nga Gjykatat vendore dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë mundësi të arrestohet nga policia dhe të dërgohet në burg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme