Qarkorja e Shkupit e cila u dëmtua shumë në ditën e përmbytjeve të 6 gushtit, do të sanohet, ndërkaq vlerësohet se do të kushtojë plot 6 milion euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punët do të fillojnë brenda dy deri tre muajsh, kurse 6 milion euro tjera do të ndahen për sanimin e infrastrukturës në rajonet e vërshara.
Gjithsej do të asfaltohen 56 rrugë, 3 nga të cilat tashmë janë përfunduar, në 11 prej tyre është duke u bërë përgatitja, kurse te rrugët tjera do të fillohet me punë brenda disa ditësh. 6 milion euro do të investohen edhe në komunën e Gazi Babës.
Këto premtime janë dhënë nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili vazhdon fushatën e tij të premtimeve.