Gruevski pret marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, pritet të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re deri më 9 janar.

Ndërkohë, partitë politike publikisht nuk pranojnë se janë në bisedime, ndërsa nga VMRO theksojnë se presin që të marin mandatin fillimisht e më pas të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Kujtojmë se nga LSDM-ja kanë bërë me dije se fjala e Gruevskit në politikë nuk vlen dhe se Gruevski nuk duhet të jetë më në skenën politike për të mirën e vendit.

Nga Aleanca për shqiptarët kanë thënë se nuk do bëjnë koalicion me persona nën hetime ndërsa Lëvizja Besa hedh poshtë kategorikisht koalicionimin me VMRO.

Nga partitë shqiptare BDI nuk ka ende asnjë qëndrim por ka bërë me dije se do vazhdojë të mbështesë qëndrimet e partive shqiptare pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu, nga BDI kanë thënë se do të mbajnë qëndrimin e shqiptarëve dhe se nuk do t’i zhgënjejë ata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme