Pas prezantimit të 15 pikave të programit qeverisës nga pretendenti për kryeministër të ardhshëm të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku në asnjërën pikë nuk është përfshirë ndryshimi përmbajtësor i të drejtave të shqiptarëve, kanë filluar reagime të ndryshme.
Gazetari dhe kryeredaktori i portalit Sakte.net, Xhevdet Pozhari ka shkruar me ketë qasje, Zaev dëshmon se në mendësi nuk ndryshon në përmbatje me asgjë nga Gruevski.
“Sa mirë që Zaevi foli shqip në konferencë për media. Nuk patëm nevojë për përkthim! E, pasi që nuk ju intereson asgjë shqiptare pos votave të atyre që janë ngop me fashizmin e Gruevskit, atëherë po ju drejtohem në gjuhën që e njeh dhe kupton se në mendësi nuk jeni tjetër pos: Ista gov…, drugo pakovanje!”, ka shkruar Pozhari.