Grupet e ekspertëve nga MPJ e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u takuan në Shkup

Në Shkup dje është mbajtur takimi i grupeve punuese të ekspertëve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, njoftoi MPJ.

“Gjatë takimit, të dyja palët u njoftuan reciprokisht për ecurinë e zbatimit të angazhimeve të ndërmarra në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim dhe Protokollet e takimeve të mbajtura nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar në përputhje me nenin. 12 të Marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndryshe, në njoftim theksohet se në bisedime vëmendje e veçantë iu kushtua temave kryesore të dialogut politik bilateral, aktiviteteve për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe komunikimit me qëllim të forcimit të besimit të ndërsjellë.

Një njoftim me të njëjtën përmbajtje ka publikuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme