Safet Bajri dhe pesë persona të tjerë të grupit kanë kërkuar lirinë në gjykatë. Disa ditë pasi ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, Safet Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq si dhe Klaudio Hoxhalli kanë kërkuar caktimin e një mase më të lehtë.
Ankimimi në Apel u bë nga avokati i tyre Arbër Hoxha i cili paraqiti kërkesën.
Avokati i Safet Bajrit, e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Personat e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentativë dhe shumë veprimtari të tjera të paligjshme,
Emrat e te arrestuarve
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.