Grupi i tij u godit nga SPAK, Igli Kamberi rezulton i përfshirë në tentativën për vrasjen e një politikani italian në vitin 2015! Porositëse ishte ish gruaja e zyrtarit

Igli Kamberi, grupi i të cilit u godit nga SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, rezulton me të shkuar kriminale. Grupi që drejtonte Kamberi merrej me pastrimin e parave, por ai akuzohet nga autoritetet italiane edhe për vrasjen e një berberi, ngjarje e ndodhur në vitin 2025.


Por përpara kësaj ngjarjeje, emri i tij u lakua në mediat italiane shumë vite më parë. Në vitin 2015, ai u arrestua për një atentat që dështoi ndaj një politikani të identifikuar si Pasquale Ventura, këshilltar bashkiak dhe udhëheqës i grupit të Partisë Demokratike në Barletta të Italisë.

Igli Kamberi, së bashku me një tjetër shqiptar, Artan Belliu dhe italianin Giacomo Lanotte rezultuan të përfshirë në tentativën për vrasjen e politikanit. Urdhër për ekzekutimin e tij kishte dhënë ish gruaja e politikanit, Concetta Dimatteo për interesa financiare që lidhen me çështjet e trashëgimisë.

Sipas autoriteteve italiane, gruaja kishte udhëzuar Artan Belliun që të punësonte dy burra për të kryer vrasjen, duke u premtuar 30 mijë euro.

Artikulli i medias italiane
Artikulli i medias italiane

arresti_ventura_02

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme