Grupi i Zjarrit i vuri “flakën” Çairit

Gazetar: Adrian Kerimi

Grupi i Zjarrit zhvilloi takimin me qytetarët e Çairit në Shkup. Izet Mexhiti kujtoi arsyet se përse brenda BDI-së kanë shpërthyer pakënaqësitë duke e vendosur theksin te ekzekutivi me në krye Artan Grubin. Sipas Mexhitit, po ta dinin votuesit se Grubi do të ishte zëvendëskryeministër, BDI do të humbte me keq se në vitin 2016.

“Po ta dinte qytetari i Çairit se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër ju them me sinqeritetin më të madh se BDI nuk do të kishte 15 deputet. Po ju bëj pyetje, kush do t’i mbledh votat për BDI-në, për kë do të punojnë ato zëvendësministra dhe drejtorë që emërohen nga kjo Qeveri? Do të punojnë për BDI-në apo për subjektet e tyre?”, tha Izet Mexhiti, Nënkrytar i BDI-së.

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti kërkoi nga qytetarët që përmes votës të largojnë nga BDI-ja sipas tij farën përçarëse të cilën e ka mbjell Artan Grubi.

“Të gjitha partitë politike, pavarësisht qëndrimeve që u thanë nga bashkë partiakët për zgjerimin e Qeverisë, mbajtën disa mbledhje. Vetëm BDI fatkeqësisht nuk mbajti asnjë mbledhje zyrtare që të dihen arsyet se pse një partner duhet të dalë dhe një parti tjetër të hy”, u shpreh Blerim Bexheti, Sekretar Organizativ.

Musa Xhaferi duke folur për zgjerimin e shumicës parlamentare tha se BDI-ja do të ketë pasoja nga hyrja e ASH-së në Qeveri.

“E përzunë Jonuzin dhe e ofruan Tomuzin, kështu thotë populli. Kjo do të ketë pasoja. Këtij çunit tuaj nuk ja përmendin emrin. Që ta glorifikojnë i thonë “alltan” mbiemrin ja dini, ndërsa kur e kalon Vardarin dhe shkon të Merrioti i thonë “zllatan”, tha Musa Xhaferi, Këshilli Mbikëqyrës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani gjatë intervistës në Programin 200 në Alsat tha se pas tubimin në Çair, Grubi duhet të jep dorëheqjen. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme