“Grupi i zjarrit” pret reflektimin e Ali Ahmeti

Gazetar: Adrian Kerimi

Grupi i të pakënaqurve brenda BDI-së pret reflektimin e kreut të partisë, Ali Ahmeti pas takimit që një ditë më parë realizuan dega e Sarajit dhe ajo e Çairit të udhëhequra nga Blerim Bexheti dhe Izet Mexhiti, shkruan Alsat.

Ditëve në vijim Ahmeti pritet të takon ekipin ekzekutiv për të cilin tha se është i kënaqur me përfaqësimin.

Nuk dihet konkretisht kur mund të ndodh një takim i tillë, por nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha në “Rruga drejt” tha se pret marrëveshje e cila mund të pason me ndryshime në kabinet qeveritar të BDI-së.

“Unë shpresoj se deri atëherë do të kemi marrëveshje dhe nuk do të kemi dilema a do të shkojmë apo jo. Pretendoni me këtë se në kuadër të këtij ndryshimi mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar të BDI-së? Po mendoj me daljen e njoftimit u harrua rikonstruimi. Ata që i njohin rrethanat politike e kuptojnë se kjo letër është marrë seriozisht nga politik bërësit dhe opinioni. Siguroj të kemi një marrëveshje sa më të shpejtë brenda BDI-së që të mos kemi dilema të tilla”, tha Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Mosmarrëveshja me Ahmetin nuk do ta bën grupin e zjarrit të tërhiqet nga BDI. Mexhiti thotë se lufta do të vazhdon brenda BDI-së, ndërsa kërkon nga anëtarësia të gjykojnë ose mbështesin letrën publike.

“Në asnjë moment nuk mendojmë shkëputjen dhe në asnjë moment nuk mendojmë që 20 vite kontribut t’ia lëmë dikujt tjetër. Deri në atomin e fundit do të luftojmë brenda organeve të BDI-së dhe këtu dua t’i bëj apel edhe anëtarësisë që të mbajnë anën e drejtë, jo të mbajnë anën tonë. Nëse vlerësojnë se në këtë njoftim ka diçka të padrejtë, le të dalin ta thonë. Nëse pajtohen me këtë dhe të dalin dhe të përkrahin. Sot duhet folët, nesër do të jetë vonë. Ka një rregull, ose do të përmirësohemi ne ose do të na përmirëson populli në zgjedhje”, u shpreh Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Mexhiti sqaroi se grupi i pakënaqur kërkon formimin e organeve të partisë, organizimin e saj dhe llogaridhënien e ekzekutivit mbi projektet me të cilat BDI ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe lokale në komunat e caktuara./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme