Grusht-shteti në Turqi, Llalla: Dyshohet se disa nga autorët fshihen në Shqipëri

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka folur në lidhje me grushtin e shtetit në Turqi të mbetur në tentativë korrikun e vitit të kaluar.

Llalla tha se Prokuroria turke ka të dhënë se ka persona që fshihen në Shqipëri.

“Shqetësimi kryesor i qeverisë turke aktualisht është hetimi i rasteve të ngjarjeve të vitit të kaluar. Prokuroria turke kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me strukturat e Prokurorisë shqiptare për të vënë në dispozicion hetimet në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shtetit mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi, të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpunimit do të vlerësohet do të vihen në dispozicion të medias apo do të kalojnë direkt në autoritetet përkatëse”, tha Llalla.

A ka dyshime se ka persona të tillë në Shqipëri?

Llalla: Dyshimet janë se po. Dyshimet e autoriteteve turke janë se autorët e këtyre veprave penale të këtij grushti shteti mund të jenë edhe persona që fshihen pas bizneseve.

A ka sjellë emra konkretë prokurori turk?

Llalla: Nuk mund të bëhen publike që në këtë fazë. Të dhënat janë të plota, pritet vetë verifikimi nga ana jonë. Në varësi të të dhënave që na vihen në dispozicion nga autoritetet turke ne do të kryejmë hetime brenda kapaciteteve që kemi, pra brenda atyre hapësirave që ligji shqiptar i lejon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme