Guardia di Finanza sekuestron mbi 126 kg kokainë, në pranga një shqiptar

Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion anti-drogë në qytetin e Brescias në Itali, duke sekuestruar një sasi të madhe kokaine me vlerë rreth 14 milionë euro.


Lënda narkotike u zbulua në një banesë që shërbente si magazinë, ku ishte vendosur përkohësisht për shpërndarje. Sipas autoriteteve italiane, në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, i cili kishte rolin e kujdestarit të banesës dhe ishte nën vëzhgim prej kohësh nga forcat e rendit.

Arrestimi ndodhi në momentin kur ai po hynte në banesë me dy çanta të mbushura me kokainë. Gjatë kontrollit të kryer nga hetuesit, u zbuluan 109 blloqe kokaine, me një peshë totale prej mbi 126 kilogramësh.

Përveç drogës, autoritetet sekuestruan edhe materiale për paketim, si dhe shuma të konsiderueshme parash cash, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Hetimet janë ende në vijim me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve, furnizuesve dhe rrjetit të shpërndarjes, për të goditur të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme