Gazeta prestigjoze ‘The Guardian’ ka publikuar listën me qytetet më të ndotura në botë. Kur bëhet fjalë për Evropën, Tetova dhe Shkupi, janë në kryelistë për nga ndotja e ajrit, dhe në mesin e dhjetëshes edhe Manastiri.
Gazeta britanike Guardian listën e bazon në të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH.
Nëse nuk llogaritet Turqia, qyteti më i ndotur në Evropë është Tetova, në vendin e dytë është Tuzla në Bosnjë, ndërsa i treti është Shkupi. Manastir është në vendin e 9-të, kurse në mesin e dhjetë qyteteteve me ndotje të ajrit janë qytetet nga Polonia, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Megjithatë, në qoftë se të dhënat evropiane përfshijnë edhe qytetet e Turqisë, atëherë në mesin e 10 qyteteve 8 qytete do të jenë të Turqisë./Telegrafi