Guardiola e pret rikthimin e furishëm të dyshes Haaland -De Bruyne në janar

Manchester City e regjistroi mbrëmë një fitore të rëndësishme në Premierligë duke e mposhtur Evertonin në udhëtim me rezultat 3:1.

Edhe pse në mungesë të dy lojtarëve kryesorë të lënduar, Erling Haaland e Kevin de Bruyne, “Citizens” e morën një fitore me vlerë, e cila i lë në garë për titull të kampionit.

E trajneri Pep Guardiola pret që dy yjet që e ndihmuan më së shumti që ta fitonte “tripleten” në vitin 2023, të rikthehen furishëm që nga janari i vitit që po vjen, për t’i ndihmuar “Qytetarët” në arritjen e objektivave.

“Haaland ndihet më mirë, por ai nuk e ka bërë asnjë stërvitje me ekipin. Shpresojmë që në janar të mund të kthehet me ne”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.

“De Bruyne ushtroi javën e kaluar me ne, sot ndiente dhimbje për shkak të ushtrimeve të rënda”, përfundoi Guardiola.

Për çdo rast, golat për kampionët anglezë, evropianë e botërorë mbrëmë i shënuan Phil Foden, Julian Alvarez dhe Bernardo Silva. /

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme