Gucati: Serbia dërgoi listë të re në Interpol, një veteran i UÇK-së u ndalua në Shqipëri

Një veteran i UÇK-së është ndaluar sot nga Policia në Shqipëri, pas dërgimit në Interpol të një liste ku përfshihet edhe emri i tij, ka bërë të ditur të dielen, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati, përmes një shkrimi në Facebook, u ka kërkuar veteranëve të UÇK-së që të mos dalin nëpër shtetet tjera, pasi, sipas burimeve të organizatës së tij, Serbia ka dërguar në Interpol një listë me emra të ish-pjestarëve të UÇK-së.

Guacti ka kërkuar nga Shqipëria ta lirojë sa më parë atë.

“… deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar.

Njoftimi i plotë:

Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme