Gurët në një gurore e zunë poshtë, punëtori plagoset rëndë dhe transportohet drejt Traumës! 43-vjeçari humb njërën nga këmbët

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar pasditen e sotme në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç.


Si pasojë, 43-vjeçari ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës.

Sipas burimeve, i plagosuri ka pësuar politrauma në gjymtyrët e poshtme, deri në humbjen e një gjymtyre.

Pas dhënies së ndihmës së parë dhe stabilizimit fillestar në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme