Muaji Gusht ka shënuar rritje të numrit të personave që hyjnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitare tokësore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vetëm në 48 orët e fundit nga PKK Kapshticë kamë hyrë 7570 shtetas drejt vendit tonë, ndërsa ky numër paraqitet më i lartë në PKK Qafë Thanë 12 073 shtetas.
Nga sa vihet re është se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar përgjatë muajit Gusht. Pritet që numri të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme.
Në 1 gusht janë regjistruar këto dhëna në dy pikat kufitare:
Kapshticë, Hyrje 3800, Dalje 3123 shtetas.
Qafë Thanë, Hyrje 5186 Dalje 4592.
Në 2 gusht janë regjistruar këto dhëna në dy pikat kufitare:
Kapshticë, Hyrje 3770 Dalje 3057 shtetas.
Qafë Thanë, Hyrje 6887 Dalje 3636.