Gushti sjell emigrantët në Shqipëri, fluks në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë

Gjatë dy ditëve të fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës ka patur fluks të shtuar të shtetasve shqiptarë si në hyrje ashtu edhe në dalje.


Nga shifrat e mbledhura gjatë 48 orëve të fundit nga Kapshtica kanë hyrë 9629 shtetas dhe kanë dalë 6620.

Ndërkohë një numër më i madh është regjistruar në Qafë Thanë në këto 48 orët e fundit.

Në hyrje janë regjistruar 14392 shtetas ndërsa në dalje 10815.

Për të përballuar fluksin pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale ndërsa ajo greke shpesh here me sportele të reduktuara aq sa herë pas here krijohej fluks në tokën neutrale.

Ndërkohë policia bën të ditur edhe shifrat e 24 orëve të fundit.

Sipas tyre gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5214 shtetas dhe kanë dalë 3589.

Në Qafë Thanë kanë hyrë 8217 shtetas dhe kanë dalë 5611 shtetas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme