I pyetur për çështjen “Tahiri”, ai ka deklaruar se, “Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik”.
Një pyetje tjetër pikante ka qenë, se a është treguar ambasadori Lum ë i butë se ç’duhet me mazhorancën. Përgjigja që ka dhënë ambasadori do të habisë shumëkënd.
“Edi Rama ankohet fort se sa i padrejtë kam qenë ndaj tij dhe socialistëve, por e bën këtë privatisht”, ka rrëfyer ai.