Manchester United po kërkon që sërish të përforcohet me një futbollist nga Serie A.
“Djajtë e Kuq”, që po përballen me mungesat e Luke Shaw dhe Tyrell Malacia, kanë shprehur interesim për Leonardo Spinazzolan.
Sipas Gianluca Di Marzio, klubi anglez ka bërë tashme qasjen fillestare për mbrojtësin e Romës.
Thuhet se është vetëm një kërkesë fillestare për informacion dhe jo një ofertë.
Spinazzola ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai nuk është zgjedhja e parë e Jose Mourinhos, i cili preferon Nicola Zalewski në atë rol.
30-vjeçari kishte marrë një ofertë më herët nga Al-Shabab, por e kishte refuzuar.