Hadërgjonaj për Osmanin: Kjo zonjë është ngritur duke fyer njerëzit e luftës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Safete Hadërgjonaj, ka reaguar pas veprimeve të kryetarës së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, për largimin e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi.

Hadërgjonaj ka thënë se Osmani është ngritu duke fyer dhe sharë njerëzit e sakrificës, luftës, të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Postim i plotë:

Kjo gruaja qe inspirohet nga te vdekurit…

Kjo gruaja qe asnjehere ne jeten e saj nuk ka ba ndonje pune ne interes te shtetit. Kjo gruaja qe eshte ngritur duke fy e sha njerezit e sakrifices, te luftes, te lirise e te Pavaresise se Kosoves.

Kjo gruaja qe shkel, Kushtetuten e Ligjin.

Zonje, Inspirim per kete popull jane heronjet e Kosoves eshte Adem Jashari e familja Jashari, jane luftetaret e pare te UÇK te rene ne luften balle per balle me policine e Sebise Zahiri, Emondi, Hakifi, Luani, Ardiani, jane qindra heronje e deshmore, jane qindra invalid, jane veteranet, jane mijera martir te rene per liri ane e mbane Kosoves.

Nuk je mbi ligjin, grua e dashur, respekto Kushtetuten e Ligjin. Respekto vlerat e ketij vendi…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme