Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës të mërkurën, më 13 dhjetor, do të debatojë për ankesën e prokurorëve rreth aktgjykimit lirues të shkallë së parë për liderin e radikalëve të Serbisë (SRS) Vojislav Sheshelit.
Me shumicë votash, Tribunali i Hagës më 31 mars të vitit të shkuar, Sheshelin e kishte liruar nga fajësia për krime ndaj në Kroaci, Vojvodinë dhe B e H në vitin 1991-93.
Prokuroria me ankesë ka kërkuar që aktgjykimi lirues të anulohet dhe Sheshesh të shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të dënohet me 28 vjet burgim, transmeton Koha.net.
Siç njofton beta e Beogradit, si alternativë, prokurorët kanë kërkuar që Sheshel të rigjykohet.
Lideri i radikalëve përgjigjen për ankesë kishte thënë se “vetëm i vdekur mund të kthehet në Hagë në shqyrtimin e paralajmëruar për në mars.
© KOHA