Komisari europian për negociata e zgjerim Johannes Hahn, sot ka thënë se janë të papranueshme deklaratat , kontraproduktive i ka quajtur ai, e disa liderëve në rajon për ndryshimin e kufijve.
Aludimi me këtë rast ishte te deklarata e Edi Ramës dhe te përsëritja e saj nga Hashim Thaçi se nëse BE mbyll dyert për Shqipërinë e Kosovës, atëherë nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të këtyre dy vendeve.
Hahn sot është takuar me shefin e diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq, dhe, siç njofton tanjug, ata kanë konstatuar se Serbia është në rrugë të duhur dhe se së shpejti pritet të hapen kapituj të rinj negociues.