Hahn Maqedonisë: Fokusohuni tek reformat, ju sjellin drejt BE-së

Komisionari për zgjerim, Johanes Han, në intervistën për TVM1 konstatoi se pas bisedimeve me përfaqësuesit qeveritar dhe liderët e partive politike ka pasur mirëkuptim për fokusimin e Maqedonisë në reformat urgjente që do të shpijnë vendin drejt BE-së dhe NATO-s.
Ai vlerëson se ka disponim për të krijuar një ardhmëri të mirë në vend si dhe përkushtim të madh në realizimin e planit aksionar. Komisioneri Han është i mendimit se në këtë plan duhet të përfshihet edhe puna e domosdoshme e Kuvendit, sepse është e nevojshme që të tregohet se po bëhen reforma.
“Është e nevojshme që të tregohen rezultatet nga të gjitha reformat. Të gjitha këto aktivitete, iniciativa, reforma, nuk bëhen për të na kënaqur ne si eurodeputet apo komisioner. Të gjitha reformat janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë, sepse nëse ka anëtarësim, e këtë e dëshirojnë 75 për qind e qytetarëve, ata e mbështesin këtë ide pasi që presin kushte më të mira për jetë, standard më të mirë dhe perspektivë më të mirë për fëmijët dhe nipat e tyre. Kjo është arsyeja se pse nevojiten të gjitha këto reforma”,- deklaroi komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.
I pyetur se a do të bëhet Maqedonia anëtare e NATO-s nëse paraprakisht nuk zgjidhet kontesti me emrin, komisionari Han tha se ajo varet nga Aleanca, pasi që të gjithë, përfshirë këtu edhe shtetet fqinje, kanë interes që të fillohen negociatat në Unionin Evropian.
“Unë me të vërtetë e përshëndes dhe vlerësoj faktin që kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë bërë hap në drejtim të fqinjëve relevant,ë  Greqisë dhe Bullgarisë, për zgjidhjen e çështjeve kontestuese, sepse pa takime dhe bisedime do të jetë e pamundur që të fillohen negociatat. Por, ka interes të gjinden zgjidhje pasi që bëhet fjalë për ardhmërinë e tërë rajonit”,– u shpreh komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.
Sipas komisionerit Han, reformat e rekomanduara nga ekspertetë juridikë për sistemin gjyqësor të udhëhequr nga eksperti gjerman, Pribe, nuk duhet të pengohen, pasi që vetëm kontribuojnë në harmonizimin e legjislativës vendore me atë të BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme