Hahn: Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë do të fillojnë menjëherë

Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të fillojnë menjëherë, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë për radion ”Evropa e Lirë”.

Hahn theksoi se me vendimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme, Komisioni ka marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të mundësojë nisjen e negociatave zyrtarisht nga mesi të vitit të ardhshëm.

”Do të duhen më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen elemente të ndryshme. Kjo është një sfidë për qeveritë, veçanërisht për administratën”, ka thënë komisioneri Han.

“Qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet ta shohin këtë nga perspektiva shumë pozitive”, – shtoi ai.

“Nuk do të doja të thosha gjysmë gote e mbushur, por pothuaj 90 për qind e gotës është e mbushur, pasi shumica dërrmuese e vendeve anëtare i njohën arritjet e tyre dhe duhet të kuptohet se ky është përkushtim shumë i fuqishëm i liderëve politikë, gjithashtu edhe nga qytetarët, për vendosmërinë në lidhje me perspektivën e tyre evropiane. Dhe kjo është mundësi e mirë për t’i bindur tri vendet se qasja e tyre skeptike nuk është e justifikueshme”, thotë Han.

”Shpresoj të mos humbim kohë, nuk do të presim deri në vjeshtë për të filluar punën”, theksoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme